Kosova
Personi i parë me virus në Suharekë kishte punuar e jetuar në Zvicër
Muharremaj ka thënë se, koronavirusi në Suharekë ka ardhur nga Zvicra dhe nga Malisheva

Në tërë Kosovën sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike deri më tani janë 377 persona të prekur me koronavirus.
Vetëm në Komunën e Suharekës janë 12 persona të prekur me koronavirus, me ç’rast tani kjo komunë edhe është futur në karantinë.
I pari i Suharekës në një intervistë për lajmi.net, ka bërë të ditur se në mesin e 12 të prekurve me koronavirus është edhe një fëmijë i moshës 11-vjeçare.
“Dje kemi pasur 32 mostra, prej tyre dolën nëntë pozitivë. Pardje kemi pasur gjashtë mostra në QMF të cilët që të gjithë kanë dalë negativë. Mirëpo, momentalisht në Suharekë gjendja është e qetë. Kam komunikuar me të gjitha familjet që janë në karantinë janë të izoluar. Në Dobërdolan nuk kemi për fat të mirë, në Semetisht kemi katër persona por është edhe një familje një motër e tyre që është aty me tre anëtarë rrinë aty, do me thënë shtatë edhe i kemi dy persona në fshatin Vraniq. Është interesant që në komunën e Suharekës mostrat që janë marrë dje prej nëntë personave katër janë të moshës së re, duke filluar 11-vjeçar, 13, 17, 22 dhe 25 kemi më pas me 60-vjeçar, 61 edhe kemi një të moshuar me 81 vjet. Mirëpo në moment që dalin me rezultat pozitiv i merr në mbikëqyrje Instituti. Ne si komunë e kemi bërë dezinfektimin e oborreve dhe të shtëpive të tyre. Kemi shpërndarë pako ushqimore për ato familje që kanë nevojë, doreza, maska dhe dezinfektues”, theksoi Bali Muharremaj, përcjell albinfo.ch.
Muharremaj në këtë intervistë dhënë për lajmi.net, ka thënë se, koronavirusi në Suharekë ka ardhur nga Zvicra dhe nga Malisheva.
“Shiko, rasti i parë që ka ndodhur me koronavirus në Suharekë më duket se i ka një muaj ka ardhur prej një qytetari të Korishës, i cili ka jetuar dhe punuar në Zvicër. Rasti i dytë na ka ardhur prej Banjës së Malishevës në Bllacë. Do me thënë edhe dy raste i kemi për shkak të komunës së Malishevës. Rasti që ka ndodhur në Semetisht, ne edhe më tutje s’kemi mundur ta bëjmë identifikimin se nga ka ardhur por këto shënime i merr instituti apo edhe policia. Mirëpo, qëllimi jonë është që ta këpusim zinxhirin dhe të vazhdojmë më tutje”, tregoi Muharremaj.
Por sa i përket masave të reja për kufizimin e lëvizjes që ka marrë Ministria e Shëndetësisë e që priten të hyjnë në fuqi më 15 prill, Muharremaj ka thënë se nuk është kontaktuar nga asnjë përfaqësues i MSH-së për këtë vendim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri