Kosova
Familja Muça, 4 javë e ngujuar në Zvicër: Nuk ka vend në karantinën e Kosovës
Kosova ka krijuar një kamp karantine për të gjithë të kthyerit. Dhe, për momentin, në këtë karantinë nuk ka më hapësirë për të pranuar të kthyer tjerë
Zvicra tashmë ka kthyer rreth 5000 shtetas të saj që kishin mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës. Por, ka dhe shtetas të huaj që, për shkak të mbylljes së rrugëve si pasojë e koronavirusit, janë bllokuar në Zvicër.
Blick TV raporton lidhur me një kosovar i cili tash katër javë ka mbetur i ngujuar në Gossau SG..
Xhevat Muqa bashkë me punonjësit e tij të rinj të një kompanie të i pajimeve për energji solare nga Kosova kishin planifikuar një javë qëndrimi komod në zvicër, në kuadër të trajnimeve profesionale në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Por gjërat dolën ndryshe: ai, me gruan dhe djalin ka mbetur prej katër javësh për të banuar në familjen e vëllait të tij në Gossau SG. Siç dihet Kosova ka krijuar një kamp karantine për të gjithë të kthyerit, përcjell albinfo.ch. Dhe, për momentin, në këtë karantinë nuk ka më hapësirë për të pranuar të kthyer tjerë.
Pasi që rruga ajrore është mbyllur prej kohësh, ata kanë menduar të udhëtojnë me makinë, por, nuk lejohen të kalojnë nëpër Austri. Kështu, rruga për në atdhe mbetet e bllokuar për ta
Xhevati tregon për televizionin zviceran se si është duke mbajtur kontakte me konsullatën dhe autoritetet tjera përgjegjëse që t`i bëhet një zgjidhje. Por, deri më tani nuk ka asgjë të re. Ai duhet të qëndrojë në Zvicër deri në hapjen e rrugëve për në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Hapje kjo që nuk dihet se kur do të bëhet.
Linku për Videon:
https://www.blick.ch/news/schweiz/weil-quarantaenelager-in-seinem-heimatland-voll-ist-kosovar-sitzt-seit-vier-wochen-in-der-schweiz-fest-id15843183.html
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













