Lajme
BE: 100 miliardë euro për ekonominë e vendeve anëtare
Bashkimi Evropian po shton ndihmat financiare për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga bllokimi i pandemisë së koronavirusit.
Komisioni Evropian po kërkon të ndihmojë ata që kanë mbetur pa punë dhe ndërmarrjet e mbetura pa financa, me fillimin e në fondi të ri prej 100 miliardë eurosh.
Mund të lehtësojë efektin e recesionit, ai i mban njerëzit në punë, u mundëson kompanive të kthehen në treg me energji të përtërirë”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Skema, e quajtur “Mbështetje për të zbutur rreziqet e papunësisë në raste urgjente” (SURE), do të ndihmojë shtetet anëtare të mbështesin bizneset e njerëzit e tyre.
“Komisioni do të sigurojë kredi për ato shtete anëtare që u duhen atyre për të forcuar skemat e tyre të punës në kohë të shkurtër. Këto skema tani ekzistojnë dhe janë planifikuar në gjithë Bashkimin Evropian, kështu që nga ‘SURE’ mund të përfitojnë të gjitha vendet anëtare që duan ta përdorin atë”, shtoi ajo.
Konfederata e Sindikatave Evropiane (ETUC) përshëndeti njoftimin, por shtoi se skema duhet të shtrihet në të gjitha vendet e BE-së dhe për të vetëpunësuar.
Ata u kërkuan ministrave të Financave të BE-së të marrin vendime urgjente për të ndihmuar punëtorët evropianë.
Më shumë se një milion njerëz janë bërë të papunë në dy javët e shkuara, pasi kompanitë po luftojnë me pasojat ekonomike të pandemisë së shkaktuar nga COVID19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









