Tematike
Prokuroria: 20 vjet burg për kosovarin që vrau të shoqen dhe kunatën
Veç kësaj, zyra e prokurorit publik në Brugg-Zurzach ka kërkuar për të një dëbim 15-vjeçar nga Zvicra, pas vuajtjes së dënimit
Dy motrat shqiptare Alma B. * (38 vjeçe) dhe Ilda F. * (31) janë vrarë në Hausen (Kantoni Aargau) në fillim të vitit 2018. Fajtor për vdekjen e tyre ishte burri i Almës R. B. * (57). Për këtë, kosovari duhet të mbajë 20 vjet burg, shkruan sda.ch.
R.B. pati goditur me thikë gruan e tij Alma B. dhe motrën e saj Ilda F. në Hausen AG në fillim të vitit 2018. Të dy gratë nuk kishin pasur asnjë shans për të mbijetuar dhe kishin vdekur në apartamentin ku ishin sulmuar, transmeton albinfo.ch. Arma e vrasjes, një thikë, qe siguruar nga policia në vendin e ngjarjes. Kosovari qe arrestuar me të ardhur erdhi policia.
Për vrasjen e dyfishtë, R.B. sipas prokurorisë duhet të dënohet me 20 vjet burg. Veç kësaj, zyra e prokurorit publik në Brugg-Zurzach ka kërkuar për të një dëbim 15-vjeçar nga Zvicra, pas vuajtjes së dënimit, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, vrasësi e sheh veten si viktimë, duke pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.
Sipas deklarimit të bërë të hënën, prokuroria publike ka mendim të kundërt me atë të të akuzuarit dhe nuk do të komentojë rreth sfondit të veprës penale deri në seancën kryesore.
Raporti psikiatrik i porositur nga prokuroria publike ka konkluduar se R.B. vuan nga një çrregullim depresiv.
Prandaj, prokurori publik kërkon një masë ambulantore krahas dënimit me 20 vjet burg. I akuzuari ndodhet në paraburgim që nga koha e vrasjes. Akuza është në pritje në Gjykatën e Rrethit, në Brugg.
Para veprës së përgjakshme, kosovari ishte tashmë në i njohur nga autoritetet për shkak të dhunës në familje.
Bashkëshortja e tij Alma B. kishte paraqitur një ankesë kundër R. B. në janar të vitit 2017. Pas dy ditësh në burg, qe vendosur që ai të lejohej të afrohej pranë apartamentit për dy javë, transmeton albinfo.ch. Gruaja më pas kishte tërhequr ankesën e saj dhe kjo është arsyeja pse prokurori publik pati mbyllur procedurën kundër tij në shtator të vitit 2017.
Ka qenë për 18 vjet
Alma dhe R. B. kishin jetuar 18 vite bashkë, shumicën e kohës, në Zvicrën gjermane,
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













