Kosova
10 milionë euro humbjet ditore shkaku i koronavirusit në Kosovë
Restorantit të hapur para 15 vjetëve, pronari Faton Abdullahu është detyruar t’ia vërë drynin.
Shkak për këtë janë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë koronavirus, shkruan Koha.
Mbyllja e lokalit që mban emrin e gjeniut të muzikës klasike, “Mozart”, nuk ka ndikim vetëm në afarizmin personal të Abdullahut. Për efekt, ajo ka lënë pa punë 15 punëtorë.
“Pagat e punëtorëve i siguroj nga qarkullimi i lokalit. Në mungesë të qarkullimit, i kam paguar vetëm për 15 ditë të këtij muaji. Më shumë nuk kam se si t’i paguaj”, ka deklaruar ai. Përveç pagave të punëtorëve, ai thotë se duhet të paguajë edhe qiranë e lokalit.
“Po, 800 euro e kam qiranë mujore, plus duhet të paguaj edhe rrymën për shkak se në lokal kam pajisje që shpenzojnë rrymë edhe në kohën kur lokali qëndron mbyllur”, ka thënë ai.
Kjo situatë po shkakton humbje të madhe në ekonominë e vendit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











