Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan sekret për shkëmbime territoriale Kosovë- Serbi, të hiqet taksa plotësisht
Departamenti amerikan i Shtetit: S’ka marrëveshje sekrete, dialogu të çojë në njohjen e ndërsjellë
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi të nënshkruar nga përfaqësuesit kryesorë të saj për Kosovën ka theksuar se nuk ka ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur “spekulime” pretendimet e tilla.
Përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.
Deklarata është lëshuar në formë njoftimi për shtyp nga Departamenti amerikan i Shtetit.
“SHBA-ja është pranë qytetarëve të Kosovës. Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe tjerëve, të cilët janë duke bërë punë të madhe, me një rrezik të madh, për ta reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë paqartësish, u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës që ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Jemi të përkushtuar që të punojmë me secilën qeveri të krijuar përmes procesit kushtetues”, shkruan në njoftim.
Krahas kësaj, përmes njoftimit është përsëritur thirrja për heqjen e plotë të tarifave. “Besojmë se tarifat janë duke dëmtuar popullin e Kosovës, duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë përmes zvarritjes së hyrjes në Kosovë të pajisjeve të domosdoshme– dhe duke e penguar zhvillimin ekonomik”.
“Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si kanë spekuluar disa. Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA-së në përkrahjen e marrëveshjeve të kohëmëparshme për kthimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore synon ta përmirësojë gjendjen ekonomike dhe të krijojë momentum ekonomik. Besojmë se ky momentum do të japë energji të re për një proces dialogu që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë”, shkruan në njoftim, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











