Kosova
Vjosa Osmani, kundër rrëzimit të Qeverisë
Ajo u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të mos votojnë pro rrëzimit të Qeverisë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Osmani bëri thirrje që deputetët të mos e votojnë mocionin ditën e nesërme.
“Natyrisht unë e kam shprehur qëndrimin tim kundër mocionit, për shkak se kam besuar se që nga 6 tetori e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë Qeveri me legjitimitet, Qeveri që ka të përfshirë njerëz që nuk janë të korruptuar dhe e luftojnë krimin. Kam besuar dhe punuar për një Qeveri të tillë, por përkundër të gjithave mendoj që partnerët e koalicionit kanë pasur hapësirë të gjejnë zgjidhje. Absolutisht nuk e përkrah mocionin dhe natyrisht u bëj thirrjeve deputetëve të mos e votojnë këtë mocion”, tha ajo para mediave.
Seanca për rrëzimin e Qeverisë do të mbahet nesër, në orën 11:00.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











