Lajme
Ja si mund t’i argëtoni këto ditë fëmijët në shtëpi
Më poshtë ne ju japim disa alternativa se si mund të ndihmoni fëmijët të argëtohen në shtëpi gjatë këtyre ditëve, kur nuk keni mundësi të luani në park.
Të argëtosh fëmijët e vegjël në këto ditë izolimi në shtëpi, ku mjediset publike nuk lejohen, parqet dhe ritmi i jetesës janë të atillë që shkaktojnë pengesa të shumta, kthehet shpesh në një sfidë për nënat dhe familjarët e tjerë, transmeton albinfo.ch.
Si rrjedhojë e kësaj situate, fëmijët e kalojnë shumicën e kohës brenda shtëpisë, përpara televizorit, kompjuterit, tabletës apo telefonit.
Më poshtë ne ju japim disa alternative se si mund të ndihmoni fëmijët të argëtohen në shtëpi gjatë këtyre ditëve kur nuk keni mundësi të luani me ta në park.

Bingo me foton e familjes
Kjo lojë me fotografike ndihmon në përmirësimin e kujtesës së fëmijës, si dhe i njeh ata me anëtarët e familjes dhe të afërmit e tjerë. Zgjidhni 9 fotografi të të afërmve tuaj dhe vendosini në rreshtim 3 me 3. Pastaj kërkojini fëmijës të mbulojë me karton me ngjyrë foton e “gjyshit” apo “xhaxhit” etj.
Pica me biskotë
Loja në kuzhinë ndihmon në kreativitetin e fëmijës si dhe në formimin e ndjenjës së përgjegjësisë. Fëmija juaj mund të zbukurojë biskotat e ëmbla me reçel, salcë, djath etj, duke gatuar kështu edhe një vakt të ndërmjetëm për veten.
Loja me kartolina
Fëmijët mund të nxiten të krijojnë kartolinat e tyre sipas dëshirës të ideuara për të afërmit me raste ditëlindjesh, festash, udhëtimesh etj. Më pas ata mund t’ua dhurojnë ato miqve të tyre ose të afërmve që ju vijnë për vizitë.
Bashkautorë të përrallave
Ndërkohë që iu lexoni tregime ose përralla fëmijëve, testoni imagjinatën dhe intelektin e tyre duke iu kërkuar ta vijojnë ata përrallën pas një pike të caktuar, duke përdorur fantazinë.
Ndjeshmëria përmes prekjes
Mbushni enë të ndryshme me fruta dhe kërkojini fëmijë të gjejë me sy mbyllur, përmes prekjes se për çfarë fruit bëhet fjalë.
Loja me piratë
Ju mund të fshini një send të caktuar diku në shtëpi dhe pastaj të ndërtoni një itinerar me gjëegjëza dhe lojëra zgjuarsie përmes të cilave fëmija duhet të zbulojë “thesarin e fshehur”.
Piknik në shtëpi
Nëse bie shi dhe planet tuaja për piknik prishen, ju mund ta zhvilloni piknikun në një nga dhomat e shtëpisë, të zhvendosni mobiljet, të zgjidhni vendin e përshtatshëm, të përgatisni shportën me ushqime, më pas të shtroni një mbulesë në tokë dhe të hani së bashku. Mos harroni të zhvilloni sa më shumë aktivitete që do i bënit edhe në piknik, si lojëra me top, të kënduarit etj.
Kësaj liste mund t’i shtohen ide kreative pa fund. E rëndësishme është që fëmijët të mbushin ditën me aktiviteteve argëtuese dhe të dobishme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












