Lajme
Njfotim nga Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër
UNIONI I BASHKËSIVE ISLAME SHQIPTARE NË ZVICËR
16.03.2020, e hënë
VENDIMI NR. 4 ME RASTIN E VIRUSIT KORONA
Në bazë të vendimeve dhe rekomandimeve të reja të dala sot nga Këshilli federal i Zvicrës, në konferencën për shtyp të mbajtur më 16.03.2020, me ç’rast u ngritën masat e gatishmërisë në tërë vendin dhe gjendja është cilësuar si e jashtëzakonshme.
Në pamundësi që shërbimet fetare të kryera në xhami të zhvillohen normal dhe pa pengesa, duke mos rënë ndesh me vendimet dhe masat në lidhje me frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, kryesia e DAIGS në mbledhjen e jashtëzakonshme (16.03.2020) nxjori këtë vendim për të gjitha xhamitë e saj si më poshtë:
1. Pezullohet falja e namazeve ditore në xhami, si dhe namazi i xhumasë
2. Mësim-besimi në Mekteb, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të theksuara në vendimin nr. 3
3. Kryesitë e xhamive të respektojnë vendimet e organeve shtetërore zvicerane dhe të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, sa i përket respektimit të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me rastin e përhapjes së virusit korona.
4. Unioni e ndjek situatën në vend dhe varësisht prej vendimeve të Konfederatës Zvicerane, ashtu edhe do të veprojmë në të ardhmen, inshallah!
5. Këto masa do të vlejnë deri në njoftimin dhe vendimin e radhës nga DAIGS;
Vendime të tilla të ngjashme kanë ndërmarr edhe unionet turke dhe boshnjake që veprojnë Zvicër.
Apelojmë deri te imamët që t’i informojnë xhematet e tyre dhe të mundohen t’i mbajnë në kontakt përmes formave të ndryshme online që sot ekzistojnë, ndërsa kryesive të xhamive ju japim kurajo për të gjithë punën e tyre që do të bëjnë për të mbajtur gjallë strukturat e tyre dhe xhematin e xhamisë. Po ashtu, të gjithë xhemateve tona ju kërkojmë që me xhamitë të ngelin të lidhur me zemër, shpirt e me lutje, si dhe t’i respektojnë vendimet e organeve udhëheqëse të tyre.
Me selame!
Kryesia e DAIGS
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












