Shqipëria
Shqipëri: Shkon në 23 numri i të prekurve nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 23 numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
5 nga personat e prekur ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31-vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.
Dy rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë pasur kontakt me spitalin, 73-vjeçaren që ndërroi jetë, por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetizoluar në shtëpi. Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit, 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë, shkruan A2, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












