Kosova
Sa ka rezerva shtetërore Kosova?
Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet në mënyrë që të rrisë sasinë e rezervave shtetërore, të cilat janë të nevojshme në rast të paraqitjes së rasteve të personave me koronavirusin e ri, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet në mënyrë që të rrisë sasinë e rezervave shtetërore, të cilat janë të nevojshme në rast të paraqitjes së rasteve të personave me koronavirusin e ri, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Përveç vendeve të Evropës, disa nga vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, tashmë kanë konfirmuar rastet të para të infeksimeve nga koronavirusi i ri. Në Kosovë, deri më tani ka pasur dhjetëra raste të dyshuara me këtë virus, por asnjëri prej tyre nuk ka dalë pozitiv.
Ndryshe, Republika e Kosovës që nga viti 2012 ka filluar grumbullimin e rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore. Por, sasia e tyre, konsiderohet e pamjaftueshme për nevojat e popullatës, në rast të shpërthimit të një epidemie eventuale nga virusi i ri, thotë Musa Limani, profesor i ekonomisë.
“E di se nuk ka rezerva të mjaftueshme, prandaj qeveria aktuale duhet të korrigjojë qeverinë e mëparshme dhe të blejë, përkatësisht të sigurojë rezerva të nevojshme, jo vetëm për dhjetë ditë, por për muaj apo një vit, për shkak të evitimit të përhapjes së koronavirusit. Për këtë qeveria është e obliguar në mënyrë ligjore”, thotë Limani.
“Në rast se vjen deri tek izolimi i një numri më të madh të qytetarëve, qeveria është e obliguar që të furnizojë me të mira materiale, të nevojshme për ekzistencë, siç janë, mielli, sheqeri, kripa, vaji e gjëra të tjera”, thotë ai.
Në Kosovë në vitin 2010 është miratuar Ligji për rezervat shtetërore, sipas të cilit, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme.
Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm, kurse administrohen nga Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se bazuar në Planin strategjik 2019-2021,buxheti është i konsiderueshëm, sipas planifikimit të programit vjetor.
“Plani strategjik dhe programi vjetor si dhe vendndodhje e rezervave shtetërore të mallrave, me Ligjin për rezerva shtetërore, konsiderohet sekret shtetëror. Konsiderojmë se në rast të kërkesës për ndonjë intervenim të mundshëm emergjent Departamenti i rezerva shtetërore të mallrave do t’i dalë në ndihmë gjithë popullatës të asaj zone ku kërkohet intervenimi. Rezerva shtetërore ka: mallra agro-ushqimore, grurë, naftë, barna esenciale etj.”, thuhet në përgjigje.
“Departamenti vazhdimisht është duke e rritur stokun me produkte të rezervës shtetërore si në sasi ashtu edhe në lloje të produkteve, ndërsa sa i përket nevojave për rritje ato janë të mirëseardhura”, theksohet në përgjigjen nga Zyra për informim e kësaj ministrie, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











