Shqipëria
Në kulmin e përhapjes së koronavirusit, riatdhesohen 104 shqiptarë
Në një situatë ku Europa është pothuajse e prekur nga koronavirusi, edhe Shqipëria pjesë e vendeve të prekura, në Rinas kanë zbritur 104 shtetas shqiptarë. Ata janë riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania, pasi kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.
”Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, janë realizuar dy fluturime charter”, bën me dije Policia Kufitare e Rinasit.
Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë. Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.
Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











