Integrimi
Pesë kompani shqiptare, në panairin “BIOFACH” në Gjermani
Është bërë e ditur se pesë kompani shqiptare të produkteve organike nga sektori i bimëve mjekuese aromatike dhe produkteve pyjore jodrusore, të drejtuara nga gratë, morën pjesë në panairin BIOFACH 2020, për herë të parë në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Kompanitë shqiptare që ishin të pranishme janë: Agro-Florentina sh.p.k 99 Lule – Cajra natyrale Agro Shqiponja Bio Fruti Bliff-Organik.
“Biofach” është panair, i cili promovon produktet organike. Ky panair është mundësi e mirë për kompanitë kosovare, sepse do kenë mundësi të njihen me trendet e fundit të këtij sektori, shkruan albinfo.ch.
Kjo vizitë u mbështet nga projekti PPSE Program Swisscontact i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes aktivitetit të fokusuar në mbështetjen për gratë afariste nga ky sektor që ato të kenë mundësi të eksplorojnë trendet globale të prodhimit organik.
Në këtë panair, Blerinda Veliu nga Agrolorentina u takua me shumë klientë të mundshëm që përdorin BMA dhe produkte pyjore jodrusore si lëndë të parë për produktet e tyre. Frymëzimi është një përfitim tjetër që ajo mori me vete. “Më bëri përshtypje prezantimi vizual i kompanive. Bazuar në informacionin e marrë atje, besoj se edhe ne do të aplikojmë ndryshime në pamjet vizuale të kompanisë sonë dhe vitin e ardhshëm do të shohim të marrim pjesë si ekspozues në panaire të ngjashme”, tha ajo.
Po ashtu, kompania “Bliff-Organik” falënderoi programin PPSE Swisscontact dhe Shoqaten Organika që mbështeti dhe realizoi këtë vizitë në panairin organik BIOFACH.
“Mësuam shumë, dhe u frymëzuam për të sjellë ide të reja për zhvillimin e biznesit tonë”, ka shkruar faqja e tyre zyrtare. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












