Kosova
Emrat dhe mosha e viktimave në Gjilan
Pesë persona humbën jetën sot në Gjilan. Rreth orës 13:00, në lagjen ‘Bujanina’ të qytetit të Gjilanit një ngjarje tragjike ndodhi që shokoi thuajse gjithë vendin.
Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, privoi nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit dhe në fund veten.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur emrat dhe moshën e të pesë anëtarëve të familjes Bllaca që sot u ndanë nga jeta.
Prindërit Zeqir Bllaca, 70-vjeçar dhe Hanife Bllaca, 66-vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca, 33-vjeçar si dhe Fisnik Bllaca, 34-vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, e moshës 45-vjeçare.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të cilët bënë të ditur se e ndjera Valdete Bllaca, zyrtare policore në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Nga Policia e Kosovës në Gjilan nuk pati ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin dhe kanë njoftuar se tashmë rasti ka kaluar në kuadër të Prokurorisë së Gjilanit.
Rasti po vazhdon të hetohet dhe tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe pjesëtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shumë përfaqësues të tjerë ligjorë.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













