Lajme
Koronavirusi, shkon në 900 numri i të vdekurve
Vetëm të dielën, rreth 100 viktima
Ka shkuar në 900 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi, duke e kaluar shifrën e vdekjeve të shkaktuara nga virusi SARS në vitin 2003.
Zyrtarët shëndetësorë në epiqendrën e virusit, në provincën Hubei të Kinës, njoftuan se vetëm në këtë rajon deri më tash kanë vdekur 780 persona. Vetëm dy nga 900 rastet fatale janë shënuar jashtë Kinës.
Numri global i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur të kalojë shifrën 900, ku vetëm gjatë të dielës janë shënuar mbi 100 viktima, duke alarmuar mbarë botën.
Po ashtu, shumica e këtyre vdekjeve pothuajse janë në territorin e Kinës, por raste janë shënuar edhe në shumë vende të botës.
Tashmë duket se Kina do të shpenzojë të paktën 10 miliardë dollarë për të kontrolluar shpërthimin, derisa në vend kanë arritur furnizime mjekësore, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Banka Qendrore të hënën (sot) do të sigurojë fondet e para të huazimit për të luftuar sëmundjen dhe të ofrojë lehtësira javore për bankat e tjera më të vogla, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











