Lajme
Paditen 200 veta: Kanë njoftuar në mediat sociale për kontrollet e radarëve
Paralajmërimi publik për kontrollet e policisë dhe për kamerat e shpejtësisë në trafikun rrugor është i ndaluar që nga viti 2013 dhe ndëshkohet me gjobë
Policia kantonale e Bernës gjatë vitit 2019 ka raportuar 200 persona të dyshuar se kanë paralajmëruar rrethet e miqve të tyre në mediat sociale për vendndodhjen e kontrolleve të radarëve. Kështu thuhet në një komunikatë që policia në fjalë e ka lëshuar të martën, shkruan srf.ch.
Personat në fjalë kanë informuar përmes grupeve të chat-it dhe mediave sociale lidhur me kontrollet e shpejtësisë dhe kontrollet e tjera të bëra të trafikut, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Personat janë identifikuar, pasi që policia ka konfiskuar “smart telefonat” e tyre.
Paralajmërimi publik për kontrollet e policisë dhe për kamerat e shpejtësisë në trafikun rrugor është i ndaluar që nga viti 2013 dhe ndëshkohet me gjobë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














