Lajme
Shenjat në komunikacion që po shkaktojnë pakënaqësi në Gjenevë
Në qytetin e Gjenevës, figurat e grave janë paraqitur në gjysmën e 250 shenjave të trafikut në vendkalimet e këmbësorëve. Kjo ishte një premierë në Zvicër
Në Gjenevë 250 shenja të reja janë janë vënë në dispozicion në gjashtë versione të ndryshme, kostoja e së cilës është 56.000 franga dhe është plotësisht i financuar nga qyteti, transmeton albinfo.ch.
Si pjesë e planit për të promovuar barazinë gjinore, Gjeneva ka instaluar 250 panele për kalimin e këmbësorëve që paraqesin gratë. Por, pse shumë banorë po ankohen për shenjat e reja?
“Në marrëveshje me zyrën e transportit kantonal, një variant i gjashtë piktogrameve femërore tani do të mbulojë gjysmën e paneleve ku përfaqësoheshin figurat mashkullore”, njoftuan autoritetet e Gjenevës në një deklaratë javën e kaluar.
Panelet e reja janë pjesë e “politikës së promovimit të barazisë midis grave dhe burrave dhe kundër diskriminimit LGBTIQ në qytetin e Gjenevës”, thuhet në deklaratë.
Shenjat tregojnë një grua shtatzënë, dy gra që mbajnë duar, si dhe një person të moshuar, duke kaluar në rrugë, shkruan The local/.
Serge Dal Busco, Këshilltar Shtetëror përgjegjës për Departamentin e infrastrukturës, vuri në dukje se nisma “shkon në drejtimin e një ndryshimi të nevojshëm të mentaliteteve në drejtim të barazisë në të gjitha aspektet e shoqërisë sonë”, tha ai.
Sidoqoftë, shumë kritikë në Gjenevë janë kundër këtij projektit, duke argumentuar se të drejtat e grave duhet të fillojnë me barazinë në pagë dhe jo thjesht me piktograme.
“Shenjat janë groteske, të padobishme dhe të kushtueshme,” tha deputetja e Gjenevës Salika Wenger për gazetën Le Temps.
Nga ana tjetër, Ana Roch e Lëvizjes Qytetare të Gjenevës theksoi se “qyteti po tallet duke dashur të bart peshën e seksizmit në shenjat gjenerike”.
Disa gjithashtu shprehen zemërim me çmimin e projektit, i cili kushton 56,000 franga.
“Ka kaq shumë njerëz në vështirësi financiare këtu dhe qyteti po hedh para nga dritarja”, vuri në dukje Roch.
Nërkohë një përdorues i Twiterit ka bërë jehonë me një postim duke shkruar për këtë “ide idiote! Kjo tregon se Gjeneva nuk mund të kujdeset më pak për paratë e taksapaguesve të saj”.
Ndërsa kritikat e befasuan kryebashkiakun e Gjenevës edhe nga Sandrine Salerno.
“Në trembëdhjetë vjet politikë, unë rrallë kam pasur kaq shumë reagime të dhunshme dhe konservatore ndaj një projekti që është pjesë e një plani të gjerë për të luftuar seksizmin”, tha ajo. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












