Kosova
Nuk ndryshon qëndrimi i BE-së për statusin
Linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ndikon dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e Bashkimit Evropian për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialog, tha sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Ky është një fluturim komercial dhe është kualifikimi i vetëm që do të përdorja”, tha Stano.
Sa i përket çështjes së statusit, BE, siç theksoi ai, nuk ka asgjë të re për të thënë.
“Një fluturim komercial midis dy vendeve nuk do të ndikojë ose ndryshojë qëndrimin e BE-së për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Stano për Tanjug.
Stano shtoi se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thirri në biseda të ndara telefonike presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar për të bërë thirrje për dialog dhe për të njoftuar së shpejti vizitën e tij.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











