Lajme
Shqiptarët e Austrisë bëhen me platformën e re: Albinfo.at
Pas numrit të parë të revistës, që po e prezantojmë këtu, albinfo.at së shpejti do të dalë edhe online, me portalin e saj me po këtë emër
Kemi kënaqësinë të sjellim para jush numrin e parë të revistës me emrin “albinfo.at”. Kjo revistë u dedikohet ekskluzivisht shqiptarëve dhe të arriturave të tyre në Austri.
Që nga krijimi i platformës mediale albinfo.ch, me lajmet e saj ditore dhe investiguese nëpërmes portalit të saj dhe revistës me të njëjtin emër, ajo është angazhuar me dinamizëm dhe qasje moderne për të artikuluar nevojat e pritjet dhe për t`i siguruar diasporës shqiptare vëmendjen që e meriton, si nga vendi pritës ashtu edhe nga vendi i prejardhjes. Përgjatë nëntë viteve të ekzistimit, albinfo.ch është munduar që të jetë sa më afër diasporës shqiptare kudo në botë, veçanërisht në Evropën perëndimore, përmes qasjes online, duke hyrë në secilën familje shqiptare në diasporë. Puna e palodhshme e një ekipi të gjerë, temat me përmbajtje për vlerat, integrimin dhe preokupimet e diasporës, ka bërë që albinfo.ch, të jetë platforma më e lexuar, më e dashur dhe më e besueshme e shqiptarëve në diasporë.
Pas sukseseve në Zvicër e më gjerë, “albinfo” është zgjeruar edhe në Austri. Jo pse deri më tash nuk kemi qenë të pranishëm tek komuniteti shqiptar në Austri, por duke parë nevojën që të jemi më afër mërgatës sonë këtu, kemi kënaqësinë të sjellim para jush numrin e parë të revistës me emrin “albinfo.at”. Kjo revistë u dedikohet ekskluzivisht shqiptarëve dhe të arriturave të tyre në Austri.
Qëllimi i botimit të kësaj reviste për diasporën shqiptare në Austri është të shërbejë si një mjet profesional i komunikimit përmes qasjes falas dhe praktike në informacione si dhe shërbime cilësore dhe të paanshme.
Albinfo.at po ashtu ka për qëllim që, përmes vlerësimit të shembujve të suksesit të shqiptarëve të informojë popullatën shqiptare por edhe atë austriake për integrimin e mirë të komunitetit tonë në Austri.
Në numrin e parë të albinfo.at, veç tjerash do të lexoni: Intervistë me Ambasadorin e Kosovës në Austri, Sami Ukellin, për shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës, për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare, Shoqata Kulturore, etj.
Po ashtu kemi sjellë reportazhe nga terreni, me ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë në Austri, portrete të shqiptarëve të mirë integruar në shoqërinë austriake si në: politikë, ekonomi, mjekësi, kulturë, sport etj.
Ndonëse jo zyrtarisht, jemi përpjekur të sjellim numrin e popullsisë shqiptare në Austri; numrin e studentëve (jeta dhe problemet financiare të tyre), numrin e nxënësve shqiptarë që ndjekin orët plotësuese të mësimit në gjuhës shqipe, mësuesit shqiptarë…
Ky numër i revistës albinfo.at do të shpërndahet falas në të gjitha qytetet, vendet ku banojnë shqiptarët dhe ato që frekuentohen më së shumti nga shqiptarët në Austri: shoqata, biznese shqiptare, lokale afariste, agjenci turistike etj. Gjithashtu, një pjesë do të dërgohet me anë të postes zyrtare.
Të gjitha materialet e përgatitura në këtë numër të revistës do të publikohen po ashtu edhe online në platformën që do të startojë së shpejti: albinfo.at dhe albinfo.ch duke e rritur kështu impaktin si dhe përmbushjen e qëllimeve të këtij projekti.
Redaksia dhe i tërë ekipi i albinfo.at, i mobilizuar në lansimin dhe realizimin e kësaj reviste, ju dëshiron lexim të këndshëm!
Së bashku, mund t’ia dalim!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











