Kosova
Takimi Thaçi-Kurti, më 6 janar, në orën 15:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresimin e tij me rastin e fundvitit, ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë, është pajtuar që takimi ndërmjet tyre të mbahet të hënën, më 6 janar, në orën 15:00.
“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë zoti Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar, në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen, e mirëpres”, tha presidenti Thaçi.
Ai ka theksuar se 2019 ishte një vit me plot sfida, ndërsa ka shprehur besimin se 2020 do të jetë vit i tejkalimit të këtyre sfidave në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në adresimin e tij me rastin e fundvitit, kreu i vendit ka folur edhe rreth procesit elektoral, për të cilin tha se ka dëshmuar progres të standardeve, ndërsa ka përmendur edhe punën për thellimin e reformave demokratike dhe forcimit të Ushtrisë së Kosovës.
Duke folur rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, presidenti Thaçi tha se pret që në javët e para të janarit të arrihet implementimi i tij, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.
“E di për vështirësitë për një arritje të një marrëveshje që janë normale dhe natyrisht partia fituese e përcakton partnerin. Kemi realitet tjetër politik në Kosovës. Çdo marrëveshje e mirëpres dhe do ta shtyj përpara. Është me interes të mos humbet kohë dhe mund të them se Kosova është në një stad të zhvilluar të themelimit të institucioneve dhe çdo marrëveshje që e bëjnë partitë politike do ta mirëpres”, është shprehur ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














