Kosova
Termocentralet e Kosovës konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë
Termocentralet e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, thuhet në një raport të publikuar nga grupi i OJQ-ve mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankwatch Network”.
Në raportin e publikuar nga kjo organizatë thuhet se pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Evropian për emetimet industriale.
Emetimet totale të dyoksidit të squfurit (SO2) nga këto pesë vende që synojnë integrimin në BE, në vitin 2018 ishin gjashtë herë më të larta se sa tavani për të cilin ishin zotuar.
Në rastin e Kosovës, e cila e siguron energjinë përmes thëngjillit, termocentrali Kosova B konsiderohet ndër ndotësit më të mëdhenj, ndonëse aty përmendet edhe termocentrali Kosova A, po ashtu.
“Në fakt Kosova B për shkak të mungesës së investimeve në vitet e fundit për sa i përket filtrave ka një emitim aq të lartë sa që në fakt ne arrijmë të përmbushim gjysmën e totalit të emetimeve të lejuara për të gjithë rajonin. Kjo na bënë të mendojmë se në fakt është koha e fundit që ne të bëjmë investime në këtë drejtim dhe fatmirësisht kemi një lajm tani qe përmes mbështetjes së BE-së, do të investohet në filtra në Kosovën B”, tha Learta Hollaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Në raport, Kosova kritikohet edhe për mosmonitorim të nivelit të ndotjes që prodhohet nga termocentralet.
Në rastin e Kosovës B, thuhet se pajisjet e vendosura në këtë termocentral kanë probleme të kalibrimit kështu që nuk janë krejtësisht funksionale.
Ministri në detyrë i mjedisit, Fatmir Matoshi, pranon se termocentralet e Kosovës kanë nevojë për investime shtesë, por beson se vendosja e filtrave në termocentralin Kosova B, do të ndikojë dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes.
“Do të ndërrohen filtrat e Kosovës B, sepse fondet janë të aprovuara tani dhe projekti është në proces. E dyta, ne presim sa më shpejt që të mbyllet çështja e kontratës dhe e punës për termocentralin e ri dhe mbylljen e termocentralit Kosova A”, tha Matoshi.
Rrjeti i organizatave mjedisore i sugjeron Bashkimit Evropian vendosjen e një takse për dyoksidin e karbonit për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinën, në mënyrë që ndotësit e mëdhenj të mos përdorin mungesën e investimeve si përparësi kur eksportojnë energji, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












