Lajme
Në Çikago të SHBA-ve kompanitë kosovare të pranishme në panairin “PLMA’s 2019”
Është bërë e ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare: “StoneCastle”, “Hit-flores”, “Egi Group” dhe “Kosova Wine” në panairin “PLMA’s 2019 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, kompanitë kosovare që nga 16 nëntori janë duke i promovuar produktet e tyre si: verëra dhe raki rrushi, kepurdha të thata, fruta mali, pasta, tornado chips, kikirik, smoki, leter e lagur, qese etj., njëherësh po njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen.
Vlen të theksohet se panairi “PLMA’s 2019 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,800 kompani nga 60 vende duke përfshirë 34 pavijone ndërkombëtare.
Produktet që po ekspozohen në këtë panair janë: ushqime të freskëta, të ngrira, ushqime të thata e pije, si dhe kategoritë jo-ushqimore, duke përfshirë kozmetikë, shëndetin dhe bukurinë, kuzhinën, kopshtarinë, etj.
MTI/KIESA për secilën kompani vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 9m2, që gjenden në: F2046, F2047, F1946, F1947.
Panairi mbetet i hapur deri më 20 nëntor 2019 në Rosemont Convention Center në Çikago të SHBA-së. /Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














