Futboll
Challandes: Kosova duhet të jetë krenare
"Kosova duhet t’i falënderojë këta lojtarë dhe duhet të jetë krenar me ta"
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ekipi nuk e luajti lojën e tij, por në fund e uroi Çekinë.
Ai në fund tha se Kosova duhet t’i falënderojë këta lojtarë dhe duhet të jetë krenar me ta.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të tij:
“Duhet të jemi të qartë dhe korrekt. Kishim një Kosovë që luftoi dhe mbrojtur. Ishte mirë, por nuk mund të luanim. Nuk luajtëm lojën tonë
Çekia është shumë e fortë dhe duhet ta pranojmë që kjo skuadër ishte më e mirë. Duhet t’i urojmë për kualifikimin.
Kisha një ndjenjë që nuk kemi marrë rrezik sa duhet të ndërtonin aksione. Ju kam thënë lojtarëve, luani lojën tuaj, rrezikoni.
Kjo është një arsye, arsye tjetër ishte skuadra kundërshtare shumë e fortë. Jemi të zhgënjyer me këtë rezultat dhe lojë jo të mirë.
Patëm mundësi të luanim dhe nuk luajtëm.
Çekia ishte e fortë me presing, por iu thashë pas pjesës së parë lojtarëve se duhet të provojmë më shumë. Iu thashë që ne duhet të luajmë ashtu si luhet.
Duhet t’i themi urime ekipit për këtë kampanjë deri tani. Dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët për punën e tyre. Kosova duhet të jetë krenare për këtë skuadër”, është shprehur Challandes, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












