Lajme
Zvicër: Iniciativë për “pragun” e pensionimit në moshën 66-vjeçare
Kjo iniciativë kërkon që fillimisht të rritet “pragu” i pensionimit në moshën 66 vjeçare e pastaj ky prag të ndryshojë në varësi nga rritja e moshës mesatare të popullatës
Rritja e moshës për pensionim është prej kohësh një temë që debatohet me të madhe në Zvicër. Mosha e shtyrë që e arrijnë zviceranët si rezultat i mirëqenies, ka bërë që ata pas pensionimit të jetojnë dukshëm më gjatë se më parë. Rrjedhimisht, në vitet e mbetura, ata shpenzojnë fondet për pensione më shumë se që ato mund të akumulohen, shkruan albinfo.ch.
Vetëm dy ditë më parë një studim i OECD-së i rekomandonte Zvicrës moshën 67-vjeçare për pensionim, ndërsa sot është bërë lajm i ditës një iniciativë që synon po këtë gjë. Fjala është për “iniciativën e pensioneve”, të lansuar sot nga të rinjtë e FDP-së (liberalët e rinj), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane (sda, srf, etj.)
Kjo iniciativë kërkon që fillimisht (deri në vitin 2032) të rritet “pragu” i pensionimit në moshën 66-vjeçare, e pastaj ky prag të ndryshojë në varësi nga rritja e moshës mesatare të popullatës.
Kështu, në rast se kjo iniciativë do të votohet, atëherë brenda 6 vjetëve në vijim, pragu i pensionimit do të jetë për të gjithë mbushja e moshës 66-vjeçare.
Më konkretisht: për burrat e lindur nga viti 1961 ky prag do të rritet për çdo vit nga dy muaj, ndërsa për gratë e lindura në vitin 1962 e tutje mosha e pensionimit “shtyhet” nga 4 muaj në vit, transmeton albinfo.ch. Sipas iniciativës, në vitin 2032 do të arrihej stabilizimi i moshës 66-vjeçare për pensionim, për të dy gjinitë.
Pjesë e komitetit të kësaj iniciative, përveç liberalëve të rinj, janë edhe një numër deputetësh të FDP-së si: Christa Markwalder, Regine Sauter, Thierry Burkart, Christian Wasserfallen dhe Andrea Caroni.
Pas lansimit, iniciatorët kanë një vit e gjysmë kohë për t`i grumbulluar 100.000 nënshkrimet e nevojshme, sa kërkohen që iniciativa të jetë e gatshme për t`u hedhur në votim.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











