Kosova
Grupe muzikore nga Zvicra e Kosova, në mbështetje të liberalizimit
“Visa Freedom For Kosovo” po shtegton edhe në Pejë. Ky turne si lokacion tani ka kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ndërsa nis më datë 07 nëntor duke filluar nga ora 20:00.
Dy grupe nga Zvicra, “DIE DIE BE”, “TERRY BLUE” si dhe një grup muzikor nga Kosova i quajtur “ZWADA”, do të performojnë në kuadër të turneut “VISA FREEDOM FOR KOSOVO”, turne ky ku si qëllim kryesor ka promovimin e lirisë së lëvizjes.
“Përveç kësaj, kjo ngjarje ka për qëllim edhe mbështetjen e të rinjve për të qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm deri në realizimin e kësaj të drejte të mohuar për kosovarët. Muzika shënjon një prej formave më të fuqishme të reagimit ndaj padrejtësive, prandaj edhe është mjet përbashkues”, thuhet në njoftimin për media.
“Die Die Be” janë një kolektiv nga Zvicra. Karakteristikë e këtij grupi janë artistët dhe muzikantët e ndryshëm, të cilët e bëjnë unik organizimin e tyre. Në Kosovë ata do të vijnë për të transmetuar materien dhe shpirtin, dy synime këto që tash e disa vjet i ndjek grupi, thuhet më tej në njoftim.
“Terry Blue”, nga Zvicra, është bend i krijuar në vitin 2015. Zhanri i tyre është elektro-folk dhe pop.
“ZWADA” është grup muzikor, ku tash e sa kohë përmes formave të ndryshme synon të pasurojë skenën e muzikës alternative në Kosovë. Edhe pse të frymëzuar nga zhanret indie-rock, punk e të ngjashme, ata synojnë që muzika e tyre të mos karakterizohet njëanshëm, por të ketë shumë rryma në të.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













