Kosova
Përfundon numërimi i votave nga diaspora
Nisma-AKR ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë e para. Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka 2083 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 1053 vota deri tash. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota nga 4451 deri tash. Koalicioni AAK-PSD ka 281 sosh. E koalicioni tjetër Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka 187 nga 4451 vota.
Ja tabela e përgjithshme:
LVV – 2083
LDK – 1053
PDK – 555
AAK, PSD – 281
NISMA – 187
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














