Kosova
Migrimi, plagë për gjithë Ballkanin
Popujt po migrojnë në kërkim të një jete më të mirë
Kosova është bërë pjesë e Konferencës dyditore Rajonale mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, që po zhvillohet në Sarajeve të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Përfaqësues të UNFPA-së në Kosovë, të Institutit të Shëndetit Publik, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Avokatit të Popullit po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje me rëndësi rajonale, transmeton RTK.
Diskutimi në këtë konferencë është fokusuar në rrethanat të cilat po shtyjnë popujt të migrojnë në kërkim të një jete më të mirë.
Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, misioneve të ndryshme por edhe ata të shteteve rajonale të cilat po marrin pjesë po bëjnë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve. Sipas tyre çështja e migrimit është në krize dhe duhet të merret me seriozitet të lartë.
Nga diskutimet e fillimit të konferencës u ngrihen çështjet dhe mundësitë se si të të parandalohet migrimi, cilat janë mundësitë që shtetet te përmirësojnë kushtet në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendet e tyre.
Alanna Armitage-drejtoreshe e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë, e cila iu drejtua të pranishmeve, tha se lëvizjet dhe migrimi i popujve duhet të merret seriozisht.
Ndërkohë Adil Osmanoviq, ministër i Çështjeve Sociale të Bosnjë-Hercegovinës tha se çështja e migrimit ka kapluar gjithë rajonin dhe për këtë çështje rajoni duhet të jetë i vëmendshëm dhe të bashkëpunojë në parandalimin e tij.
“Tema do të zhvillohen në këto dy ditë mund të them se janë dramatike. Migrimi ka kapluar gjithë rajonin dhe vërtetë është shqetësuese. Shkaqet shpesh kanë një emërues të përbashkët e që çojnë tek problemet ekonomike. Duhet të punojmë bashkërisht që të parandalojmë eksodet dhe dinamiken e ndryshimin të popullsive në rajon”, tha Osmanoviq ministër i Çështjeve Socialë në Bosnjë.
Konferenca mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Sarajevë u mbështet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Bosnjë e Herceg percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














