Kosova
Kur do të zyrtarizohet koalicioni me Vetëvendosjen, flet Lutfi Haziri
Haziri ka thënë se për certifikimin e rezultateve duhet të pyetet kryetarja e KQZ’së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit i ka fituar VV’ja e Albin Kurtit, teksa LDK’ja e Hazirit ka dalë e dyta.
Haziri ka thënë se për certifikimin e rezultateve duhet të pyetet kryetarja e KQZ’së.
Sipas tij, koalicioni VV-LDK do të nënshkruhet “në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve”.
“Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi I zgjedhjeve. Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë certifikimi”, ka thënë Haziri në RTK, të premten percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti