Lajme
Sulmi në Halle të Gjermanisë, “terror i së djathtës ekstreme”
Të shtënat në një sinagogë në qytetin Halle të Gjermanisë kanë qenë "sulm terrorist i së djathtës ekstreme", tha ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Christine Lambrecht.
Në sulmin që ndodhi të mërkurën u vranë dy vetë dhe u plagosën nëntë të tjerë.
Sulmuesi i dyshuar, Stephan Balliet, ka pasur katër kilogramë eksplozivë në makinën e tij, tha Lambrecht në një deklaratë me prokurorin e përgjithshëm, Peter Frank.
Frank tha se personi i armatosur “ka planifikuar masakër”.
I dyshuari, 27 vjeç, përballet me dy akuza për vrasje dhe nëntë akuza për tentim-vrasje, raportuan mediat gjermane.
Rreth 2,200 njerëz besohet se e shikuan një video-transmetim të drejtpërdrejtë të sulmit, që ai dyshohet se e postoi në platformën online Twitch.
Rreth 60 besimtarë, ndërkaq, ishin në sinagogë në kohën e sulmit.
Policia gjermane u përball me kritika nga komuniteti hebre, i cili e fajësoi atë për “pakujdesi”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













