Shkurt.ch
Parlamenti, kundër braktisjes së energjisë nukleare
Për deputetët, me shumicë të djathtë, nuk mund të bëhet fjalë për nxjerrjen e centraleve atomike nga funksioni pas 45 vjet pune të tyre
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës i ka dhënë përgjigjen negative kërkesës për braktisje të shfrytëzimit të energjisë nukleare, të bërë nga Partia e Gjelbër. Edhe pse kjo dhomë parimisht është pro ndalimit të energjisë së përmendur, ajo mendon se për një gjë të tillë nevojitet edhe një kohë.
Kundër iniciativës kanë votuar 120 ndërsa pro saj 71 deputetë. Kjo epërsi nuk ka ardhur e befasishme, shkruan nzz.ch. Vetëm një ditë më parë në një konsultim rreth strategjisë për energjinë, kjo dhomë është shprehur kundër një kufizimi kohor të të gjitha centraleve nukleare në Zvicër.
Për deputetët, me shumicë të djathtë, nuk mund të bëhet fjalë për nxjerrjen e centraleve atomike nga funksioni pas 45 vjet pune të tyre. Për këtë arsye Dhoma Nacionale u rekomandon votuesve që të votojnë kundër iniciativës së të Gjelbërve për braktisje ë energjisë nukleare.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë









