Tematike
Ministrat e vendeve gjermanishtfolëse flasin për gjermanishten
Buxheti për aktivitetet gjuhësore dhe kulturore të instituteve „Goethe" vitin e ardhshëm do të rritet në 215 milionë euro, një plus prej 18 milionësh
Ministrat e jashtëm Frank-Walter Steinmeier nga Gjermania, Didier Burkhalter Zvicër, Aurelia Frick nga Lihtenshtajni dhe Sebastian Kurz nga Austria në një takim të tyre krahas temave të mëdha politike kanë trajtuar edhe çështjen se si mund të përhapet më tej gjuha gjermane.
Kërkesa dhe interesi janë aq të mëdha, “saqë ne nuk mund ta kënaqim gjithmonë kërkesën”, thotë në këtë takim ministri gjerman Steinmeier.
Këtë e konfirmon edhe ministri i Jashtëm i Austrisë Kurz. Institutet e gjuhës po përjetojnë një “fluks të madh”. Kjo ndodh edhe me 160 institutet „Goethe“.
Buxheti për aktivitetet gjuhësore dhe kulturore të instituteve „Goethe” vitin e ardhshëm do të rritet në 215 milionë euro, një plus prej 18 milionësh. Rreth 280 milionë euro ka në dispozicion momentalisht transmetuesi ndërkombëtar Deutsche Welle. Ministri i Jashtëm Steinmeier theksoi se ai është shumë i interesuar, “që Deutsche Welle jo vetëm ta ruajë fushën e veprimit, por edhe ta zgjerojë atë”, thekson ministri i Jashtëm Steinmeier.
Diversitetin gjuhësor Steinmeieri e konsideron si një të mirë me vlerë të madhe. Ai vuri theksin në këtë kontekst te projekti i përkthimit “Traduki”.
Ai u themelua në vitin 2008 si një rrjet privat-publik për letërsinë dhe librat, për të forcuar shkëmbimin kulturor evropian dhe ndërrajonal. Ministria e Jashtme e mbështet financiarisht projektin.
Prej tij përfitojnë 13 gjuhë të Europës Qendrore dhe Lindore, që përkthehen në gjermanisht dhe anasjelltas. “Traduki”, thotë Steinmeier, përmbush edhe funksionin e një “ndërtuesi politik urash” në kohën e krizave në rritje.
Diversitetin, që mund të paraqesë gjuha gjermane, ministrat e vendeve gjermanishtfolëse e përjetojnë në pjesën e fundit kulturore të takimit të tyre në vilën Borsig, që gjendet pranë një liqeni idilik.
Në këtë moment problemet e shumta të pazgjidhura të botës për kryediplomatët nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Lihtenshtajni zhvendosen larg.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë










