Lajme
Hulumtim: Dallime të mëdha kulturore të migrantëve në Gjermani
Në Gjermani është bërë një sondazh me 369 azilkërkues nga 11 vende të botës, prej tyre edhe azilkërkues nga Shqipëria. Në këtë hulumtim është konstatuar se migrantët shohin dallime të mëdha kulturore nga vendin që vijnë.
Ky hulumtim u zhvillua nga Këshilli i Ekspertëve për integrimin i Fondacioneve Gjermane dhe Fondacioni Robert Bosch në Berlin, në një hapësirë kohore nga korriku 2017 deri në janar 2018, me azilkërkues që kanë ardhur në Gjermani nga viti 2014.
Tri qëndrimet të cilat dallohen te migrantët janë: qëndrimi ndaj homoseksualitetit, të moshuarve dhe familjes.
Në vazhdim Deutsche Welle ka paraqitur qëndrimet e migrantëve:
Qëndrimi ndaj homoseksualëve
Një nga temat kryesore, ku migrantët vënë re dallime është qëndrimi ndaj homoseksualitetit. Kështu 9 nga 10 të anketuar, besojnë, se për gjermanët është e “rëndësishme” ose “shumë e rëndësishme” që heteroseksualët dhe homoseksualët të kenë të njëjtat të drejta. Në vendin e tyre të origjinës, thonë të anketuarit, kjo ka rëndësi për vetëm afër 30% të njerëzve.
Në anketim gati 40% e të pyeturve që i kanë parë këto dallime e kanë “të vështirë” ose “shumë të vështirë” të pajtohen me këtë. Kjo ishte vlera më e lartë e anketimit.
Familja
Shumë migrantë të anketuar janë po ashtu të mendimit, se njerëzit në Gjermani nuk u japin respektin e duhur anëtarëve të moshuar të familjes dhe nuk kujdesen sa duhet për ta. Gati një e treta e të anketuarve janë të këtij mendimi. Sipas tyre ky respekt është më i madh në vendin e prejardhjes. Po ashtu të anketuarit janë të mendimit, se familja në Gjermani nuk ka atë rëndësi që ka në vendin e tyre.
Me gjithë dallimet që perceptojnë migrantët nga ana kulturore dhe në barazinë gjinore apo të njerëzve, shumica e të anketuarve, (afër 80%) janë përgjigjur, se nuk kanë probleme të mëdha me këto dallime kulturore.
Ky anketim nuk është përfaqësues për të gjithë refugjatët në Gjermani, por ai reflekton vendet kryesore nga vijnë refugjatët. Personat e anketuar vijnë nga Shqipëria, Afganistani, Egjpti, Eritreja, Iraku, Nigeria, Irani, Pakistani, Somalia, Siria, Tunizia. Autorët e studimit rekomandojnë që tema të tilla të dallimeve kulturore të trajtohen më fort në kurset e integrimit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













