Shkurt.ch
Evropiani më i pasur paguan vetëm 45.000 fr. tatime në Zvicër
Shuma që u paguan taksa autoriteteve tatimore në Zvicër është 2 mijë herë më e vogël
Njeriu më i pasur i Evropës, themeluesi dhe pronari i gjigantit të prodhimit të mobileve “Ikea”, Ingvar Kamprad, posedon një pasuri të llogaritur prej 42 miliardë frangash, ose 34 miliardë euro.
Shuma që u paguan autoriteteve tatimore në Zvicër është 2 mijë herë më e vogël.
88-vjeçari paguan më pak taksa nga përllogaritja paushall e tatimpaguesve të pasur në Zvicër.
Këto llogaritje janë bërë nga e përditshmja zvicerane “24 Heures”, e cila thuhet të jetë arritur në bazë të një marrëveshjeje të realizuar rreth 38 vjet më parë ndërmjet zyrës vendëse të tatimeve dhe magnatit suedez.
Sipas marrëveshjes ai paguan 45 mijë franga (37.500 euro) në vit.
Ingvar Kamprad tashmë ka braktisur Zvicrën dhe është kthyer në vendin e tij, në Suedi.
Suedinë e kishte braktisur për shkak të tatimeve shumë të larta që atje duhej të paguante “Ikea”.
Vendimin për t’u rikthyer në atdhe mediet zvicerane e kanë lidhur me 30 nëntorin, kur do të zhvillohet një referendum pikërisht për këto privilegje që Zvicra u ofron milionerëve.
Kjo formë e taksimit paushall është zbatuar për 5634 persona, që mesatarisht paguajnë rreth 100 mijë euro tatime në vit.
Iniciativa mbi taksat paushall, e iniciuar nga partitë e majta në Zvicër, parasheh heqjen e privilegjeve të deritashme të të pasurve të huaj që jetojnë në Zvicër. Më 30 nëntor do të bëhet e qartë nëse të pasurit do të vazhdojnë ta gëzojnë këtë privilegj, apo do të duhet t`i nënshtrohen iniciativës në fjalë, e cila parasheh obligime të njëjta ndaj shtetit sikur për të gjithë qytetarët.
Partitë djathtiste e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë, pasi konsiderojnë se kjo do të ishte shumë e dëmshme për Zvicrën në përgjithësi dhe për regjionet turistike malore, ku jetojnë një numër i madh i të pasurve.
Nëse kjo iniciativë do të votohet nga qytetarët, është shumë e mundur humbja e mbi 22 000 vendeve të punës, ndërsa në anën tjetër, investimet në turizëm dhe ndërtim do të përgjysmoheshin, vlerësojnë analistët e bllokut të partive djathtiste.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












