Shkurt.ch
Qytetet gjermane, të mbingarkuara me azilkërkues
Landi jugor gjerman, Bavaria, kërkon që refugjatët e mitur të pashoqëruar në të ardhmen të shpërndahen në gjithë Gjermaninë, ashtu si të gjithë refugjatët e tjerë.
Kështu duhet të lehtësohen qytetet e mëdha pranë kufirit, të cilat ndihen të mbingarkuara me kujdestarinë e të miturve për shkak të numrit në rritje të refugjatëve.
Jo të gjithë janë të pajtimit me planin e Bavarisë.
Thomas Berthold nga Shoqata Federale për Refugjatët e Mitur të Pashoqëruar (B-UMF) në Gjermani thotë se një ligj i tillë nuk duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar. „Këtu po merren parasysh masa të rendit përpara nevojave të fëmijëve”, thotë ai.
Edhe Antonia Veramendi, drejtuese e shkollës “SchlaU”, që kujdeset për refugjatë të mitur të pashoqëruar në Mynih, e sheh me sy kritik këtë plan.
“Pikërisht në rastin e të rinjve të traumatizuar duhet të krijohet besimi dhe nuk duhet të ketë thyerje në kujdestari. Nëse të miturit direkt pas mbërritjes do të dërgohen gjetkë, do të jetë e vështirë të krijohet një lidhje me ta”, thotë Veramendi, citon DW.
Pjesa më e madhe e refugjatëve të pashoqëruar vijnë nga Siria, Eritreja apo Afganistani, nga vende ku sundojnë lufta dhe dhuna në jetën e përditshme. Shumë prej të rinjve janë të traumatizuar.
Ata kanë pasur tashmë përjetime të tmerrshme në vendin e tyre, apo më e vona gjatë largimit kanë humbur një prej prindërve apo shokët.
Refugjatët e mitur të pashoqëruar gëzojnë në Gjermani mbrojtje të veçantë.
Ata, për shembull, mund të qëndrojnë në qytetin ku janë regjistruar për herë të parë. Për këtë arsye kujdestaria për ta ofrohet para së gjithash në qytetet në afërsi me kufirin.
Refugjatët në moshë madhore përkundrazi fillimisht dërgohen në një qendër pranimi. Pas vetëm pak javësh ose ditësh ata dërgohen në një qytet tjetër. Ky mund të jetë edhe në skajin tjetër të landit.
Kjo procedurë e ndërrimit të shpeshtë të vendit, e cila është e lidhur me shumë pasiguri për refugjatët, prej kohësh kritikohet nga organizatat për refugjatë.
Hotele, restorante dhe shtëpi të tjera të zbrazëta janë marrë ndërkohë me qira nga enti për të rinjtë. Por, ndërkohë mungon edhe personeli i kualifikuar.
Problematika përqendrohet para së gjithash në qytete të mëdha pranë kufirit, si Mynihu, thekson Thomas Berthold nga B-UMF.
Ligji është ende në diskutim. Deri më 11 dhjetor 2014 duhet të merret vendimi. Atëherë do të takohen kryeministrat e landeve me kancelaren Angela Merkel në një samit mbarëkombëtar për të biseduar për refugjatët.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











