Shkurt.ch
Gjermanët festojnë rrëzimin e Murit të Berlinit
Qindra mijëra berlinezë dhe vizitorë të kryeqytetit festojnë këtë fundjavë rrëzimin e Murit para 25 vjetësh
Pika kulmore më e shkëlqyer është një instalacion dritash, që kalon përgjatë vijës ku kalonte muri i Berlinit.
Motivi i fotografuar më shumë në kryeqytet dallohet menjëherë: është instalacioni me 7000 llampa me drita, të cilët shënjojnë vijën ku kalonte më parë Muri. Një spektakël optik, që i entuziasmon njëlloj si berlinezët edhe vizitorët.
Deri të dielën në mbrëmje “kufiri i ndritshëm” do të kalojë mes për mes qytetit, nga Porta e Brandenburgut deri në kalimin e dikurshëm kufitar në rrugën Bornhomer, ku në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 u ngrit trari i parë.
Pjesa zyrtare e festimeve fillon të dielën në vendin përkujtimor në rrugën Bernauer Straße. Kancelarja Angela Merkel sic transmeton DW do të kujtojë të rënët tek Muri.
etëm në Berlin buzë Murit kanë humbur jetën 138 vetë, pjesa më e madh u qëlluan për vdekje nga pikat kufitare të RDGJ gjatë përpjekjes për t’u arratisur. Këta të rënë përkujtohen edhe me një ekspozitë në vendin përkujtimor.
Në shesh gjendet copëza e fundit e Murit të Berlinin, e cila është ruajtur bashkë me strukturën e gjerë të kufirit. Se sa i madh është interesimi për historinë e Murit dhe fatet e lidhura me të, e tregon vërshimi i vizitorëve.
Më shumë se 5 milionë turistë dhe berlinezë e kanë vizituar deri tani vendin përkujtimor. Merkel do ta hapë vizitën në vendin përkujtimor me një fjalim.
Më parë së bashku me kryebashkiakun në largim të Berlinit Klaus Wowereit do të marrë pjesë në një meshë në Kishën e Pajtimit, e cila gjendet në mes të vijës së dikurshme të vdekjes.
Pas një akti festiv në sallën e kongreseve në sheshin Gendarmenmarkt dhe një feste qytetare me muzikë live në Portën e Brandenburgut, festimet marrin fund në mbrëmje dhe atëherë tullumbacet e ndritshëm do të lëshohen në qiellin e mbrëmjes mbi Berlin duke e shpërbërë në mënyrë simbolike “murin e dritave”.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











