Shkurt.ch
Vriten dy gra dhe plagoset rëndë një burrë
Vrasja e parë e një gruaje është bërë rreth orës 13.30. Pak më vonë edhe një grua është vrarë në një lagje tjetër ndërsa një burrë ka marrë plagë me rrezik për jetën
Edhe një rast tjetër i rëndë vrasjeje, pas atij të Wilderswil-i (Bernë) ka tronditur qytetarët e Zvicrës. Kësaj radhe ka ndodhur të hënën në Bazel, ku një person ka vrarë dy femra brenda një periudhe prej më pak se tri orësh. Dy vrasjet kanë ndodhur në një hapësirë prej disa qindra metrash distancë. Prokuroria konsideron se vrasjet janë kryer nga i njëjti person.
Vrasja e parë është bërë në një shtëpi ku banojnë disa familje. Pak më vonë në Bazel u përhap lajmi se edhe një grua është vrarë në një lagje tjetër dhe se një burrë ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetë.
Më vonë, pasdite, policia ka rrethuar një ndërtesë banimi ku, rreth orës 17 ka mundur ta arrestojë personin i cili konsiderohej si i dyshuar për vrasjet, thotë prokuroria e përgjithshme. Ndërkaq, kjo prokurori ende nuk ka dalë me të dhëna për identitetin e dorasit dhe të viktimave si dhe as për motivin. Informatat e mëtejshme është paraparë të jepen pasditen e të martës.
Prokuroria ka ngritur një komision të madh special për të bërë hetimet. Ajo po ashtu kërkon ndihmën e dëshmitarëve të mundshëm.
Ngjarja ka tronditur rëndë qytetarët e Bazelit. Disa banorë të lagjes, të cilët e kanë njohur vrasësin e dyshuar ,flasin për një person rreth 23 vjeçar, të konsideruar edhe më parë si njeri me rrezikshmëri të lartë për rrethin.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











