Shkurt.ch
Lehtësohet fitimi i shtetësisë zvicerane për gjeneratën e tretë
Lehtësimi i planifikuar i natyralizimit do të mundësojë rreth 5000 kërkesa të reja në vit për pasaportën zvicerane
Personat që i takojnë brezit të tretë të të huajve në Zvicër në të ardhmen do të kenë lehtësi të caktuara në natyralizimin e tyre, gjegjësisht në marrjen e shtetësisë zvicerane. Komisioni për politika shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit në mbledhjen e tij të mbajtur të premten e ka votuar përgatitjen e një projektligji për ndryshimin e Kushtetutës Federale dhe të Ligjit për Natyralizimin. Pro kanë votuar 15 ndërsa kundër 7 anëtarë.
Kjo është bërë e mundur falë një iniciative parlamentare të deputetes së SP/PS nga kantoni Vaud, Ada Marra, shkruan nzz.ch. Inicativa në fakt është bërë qysh në vitin 2008 por ndërkohë i është dashur të ndërpritet dhe të inicohet sërish.
Lehtësimi i paraparë i procedurës bëhet i mundur nën kushte të caktuara: Së paku gjyshi ose gjyshja e personit të brezit të tretë duhet të ketë pasur leje qëndrimi në Zvicër. Pastaj së paku njëri prej prindërve duhet të jetë i lindur në Zvicër ose të ketë ardhur këtu para se t`i mbushte 12 vjet. Kushti tjetër është që kandidati për këtë status, në momentin e lindjes ta ketë pasur Zvicrën si vend kryesor jetese. Po ashtu kusht është pasja e një leje qëndrimi të përkohshme (B) ose të përhershme (C). As iniciativa e re nuk parasheh automatizëm (“ius soli”), por shtetësia fitohet pasi që të jetë kërkuar.
Lehtësimi i planifikuar i natyralizimit do të mundësojë rreth 5000 kërkesa të reja për pasaportën zvicerane në vit, thotë komisioni. Ndërsa në momentin e hyrjes në fuqi llogaritet se do të jenë 100 mijë veta që do t`i plotësojnë kushtet e kërkuara.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











