Shkurt.ch
6.5 miliardë franga në vit, remitencat e të huajve nga Zvicra
Ndërsa në nivel botëror, nga viti 2004 deri në 2014 remitencat janë shtuar nga 230 miliardë në 582 miliardë dollarë
Të huajt që punojnë në Zvicër kanë mbështetur gjithmonë familjarët dhe të njohurit tjerë në vendet e prejardhjes. Kjo mbështetje ose ndryshe remitendat vjen duke u rritur. Kështu gjatë vitit 2013 kanë mbërritur në 6.5 miliardë franga dërgesat e të huajve në vendet e prejardhjes.
Me këtë trend, pothuajse është dyfishuar shuma në krahasim me dhjetë vite më parë, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë.
Por shuma e dërgesave është me siguri më e lartë, pasi që në statistikë janë përfshirë vetëm kanalet zyrtar, si përmes bankës, postës ose operatorëve që bëjnë transferin e të hollave.
Sipas ekspertëve konsiderojnë se në rrugët inoficiele ose “në të zezë” dërgohen edhe rreth tre miliardë franga tjera.
Në nivel botëror dërgesat e emigrantëve gjatë dhjetë viteve të fundit janë shtuar edhe më shumë, shkruan tagesanzeiger.ch. Madje nga viti 2004 deri në 2014 nga 230 miliardë dollarë ato janë shtuar në 582 miliardë dollarë.
Më së shumti para emigrantët kanë dërguar në Indi, 71 miliardë pastaj në Kinë, 64 dhe në Filipine, 28 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











