Lajme
Zvicër: 57% të shfrytëzuesve të ndihmave sociale janë shtetas të huaj
Nga kategoria e të huajve me status të rregullt qëndrimi (viza B ose C), vendin e parë për shfrytëzim të ndihmave sociale e zënë shtetasit e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës
Në vitin 217, në Zvicër kanë qenë rreth 345 mijë persona të cilët së paku njëherë kanë marrë ndihma sociale. Rreth 196 mijë nga këta ose 57% nga numri i gjithëmbarshëm, janë të huaj. Këtë vlerësim e ka dhënë Këshilli Federal duke iu përgjigjur një interpelacioni të deputetit nacional nga SVP, Erich Hess, shkruan sda.ch.
Duhet theksuar se në këto shifra, përveç ndihmave sociale ekonomike përfshihen edhe ndihmat sociale nga sfera e azilit dhe e refugjatëve, gjë që e bën më të kuptueshme epërsinë e të huajve në këtë kategori, shkruan albinfo.ch.
Në këtë kontekst, më së shumti ndihma sociale marrin të huajt që kanë prani më të madhe në listat e azilkërkeusve ose refugjatëve. Pra, në vend të parë janë eritreanët e pas tyre vijnë sirianët, transmeton albinfo.ch.
Por, nga kategoria e të huajve me status të rregullt qëndrimi (viza B ose C), vendin e parë për shfrytëzim të ndihmave sociale e zënë shtetasit e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës. Kjo radhitje është dhënë nga Këshilli Federal por pa treguar shifrat sipas tri vendev përkatëse, shkruan albinfo.ch. Pas tyre vijnë të huajt nga Afganistani, Turqia, Italia, Portugalia, Sri Lanka dhe Somalia.
Rreth 71.000 persona ose 36% të shfrytëzuasve të ndihmave sociale me shtetësi të huaj kanë leje qëndrimi të përhershëm (vizë C), thuhet në përgjigje.
Në përpjekjet për të vështirësuar qasjen e të huajve nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s në ndihmat sociale, qeveria e vendit në një raport të publikuar në qershor të këtij viti, ka shqyrtuar disa opsione. Mes tjerash në këtë drejtim ajo ka paraparë masa restriktive në rastet e bashkimit familjar.
Po ashtu, pak kohë më parë Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar qasjen e të huajve me status të përkohshëm (Viza F) në tregun zviceran të punës, transmeton albinfo.ch. Kjo do të lehtësonte në masë të kosniderueshme fondet e ndihmave sociale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












