Bota
Greqia e Gjermania, plane ambicioze investimesh
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka siguruar marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për promovimin e investimeve në energjetikë dhe ekonominë e gjelbër, siç shpjegohet në deklaratat pas takimit të mbajtur në Berlin.
“Ne duam të fillojmë së bashku me kancelaren një plan ambicioz investimesh në ekonominë e gjelbër, energjinë e rinovueshme, menaxhimin e mbeturinave dhe energjinë elektrike”, theksoi ai.
Plani përfshin kompaninë greke të energjisë ”Public Power Corporation” (PPC), që aktualisht është “në një fazë shumë të vështirë” sipas kryeministrit, i cili tha se qeveria po merr “masa drastike për ristrukturimin e saj”.
”Por, që PPC të rikthehet në treg, duhet të bëhen investime dhe kompanitë gjermane kanë njohuri dhe interesa në sektorin e energjisë. Bashkëpunimet e radhës do të përfshijnë trajnime teknike, ku gjermanët kanë përvojë”, shtoi ai.
Delegacioni grek nuk e fshehu kënaqësinë për rezultatet e takimeve me Angela Merkel dhe ministrin e Financave, Olaf Scholz, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













