Lajme
Ndërmarrjet zvicerane zotohen për reduktimin e sheqerit në kos dhe në drithëra
14 ndërmarrje janë pajtuar së bashku me ministrin e shëndetësisë, Alain Berset që të vendosin caqe të reja në uljen e përmbajtjes së sheqerit në kos dhe në cereale
Ndërmarrjet zvicerane të industrisë së përpunimit të qumështit dhe disa ndërmarrje të shitjes me pakicë janë zotuar që të reduktojnë më tej sasinë e sheqerit në jogurt (kos) dhe drithra që përdoren për shujtën e mëngjesit.
14 ndërmarrje janë pajtuar së bashku me ministrin e shëndetësisë, Alain Berset që të vendosin caqe të reja në këtë drejtim, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të Departamentit Federal për Punë të Brendshme (EDI), ku bën pjesë edhe zyra për shëndetësi.
Ato me këtë veprim kanë nënshkruar për vazhdimin deri në vitin 2024 të “Deklaratës së Milanos”.
Me “Deklaratën e Milanos”, të nënshkruar në vitin 2015, shumë prodhues të artikujve ushqimorë dhe përfaqësues të shitjes me pakicë ishin zotuar vullnetarisht të ulnin sasinë e sheqerit në kos dhe në cereale, transmeton albinfo.ch. Nga ajo kohë, Zyra Federale për Siguri të Artikujve Ushqimorë dhe për Veterinari (BLV) ka realizuar tri studime rreth përmbajtjes së sheqerit në prodhimet e përmendura, në vitet: 2016, 2017 dhe 2018. Ato kanë konstatuar se qëllimet janë përmbushur.
Përmbajtja e sheqerit në kos, sipas kësaj marrëveshjeje do të ulet edhe njëherë për 10 për qind ndërsa ajo e sheqerit në drithra, për 15 për qind. Po ashtu, sipas marrëveshjes, sasia e sheqerit do të ulet edhe në produkte të tjera.
Sasia e sheqerit që konsumon mesatarisht në ditë një zviceran është 110 gramë. Kjo është dyfishi i sasisë që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO.
Ndërmarrjet që kanë nënshkruar marrëveshjen në fjalë janë: Aldi Suisse, bio-familia, Bossy Céréales, Coop, Cremo, Danone, Emmi Schweiz, Kellogg (Schweiz), Lidl Schweiz, Migros, Molkerei Lanz, Nestlé Suisse, Schweizerische Schälmühle E.Zwicky, Wander.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












