Lajme
Zviceranët fitojnë pak për të blerë një shtëpi
Të blini një shtëpi po bëhet gjithnjë e më shumë një privilegj në Zvicër. 71 për qind e popullsisë zvicerane kanë shumë pak pasuri për të përballuar një shtëpi tipike për një familje. Kjo është ajo që Raiffeisenbank shkruan në studimin e saj “Real Estate Switzerland”, shkruan albinfo.ch.
Çmimet e shtëpive po rriten, sipas studimit. Në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja për shtëpitë për një familje është pesë për qind. Çmimet shënojnë rritje rekorde, shkruan banka në fjalë. Arsyeja për këtë është kërkesa e nxitur nga normat e ulëta të interesit dhe oferta e pakta në treg.
Për shkak të këtij zhvillimi të çmimeve, blerësit e ardhshëm duhet të mbledhin gjithnjë e më shumë kapital dhe të arrijnë të sigurojnë të ardhura më të larta për financimin e hipotekës. Për shembull, të ardhurat vjetore duhet të jenë të paktën 176 mijë franga për blerjen e një shtëpie për një familje me çmimin e një milion frangash (për 200 mijë franga të kapitalit).
Personat në kantonet e Uri (44 për qind), Appenzell Innerrhoden dhe Graubünden (të dy 42 për qind), si dhe Appenzell Ausserrhoden dhe Nidwalden (secila 39 për qind) kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të përballojnë shtëpinë tipike të një familje. Në Freiburg (20 për qind), Base, Solothurn (19 për qind ) dhe Gjenevë (18 për qind), shumë pak njerëz mund të përmbushin ëndrrën e tyre për të gëzuar shtëpinë e tyre.
Dhe, në të ardhmen, do të jetë edhe më e vështirë për të siguruar një shtëpi apo banesë: “Aktualisht, nuk ka shenja që do të tregojnë një rritje të fortë të furnizimit. Prandaj vazhdojmë të presim çmime në rritje në tregun e shtëpive në Zvicër “, parashikon Raiffeisen.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













