Tematike
Ja cilat janë universitetet më të preferuara nga studentët e huaj
Numër 1 është Universiteti i Lirë i Berlinit, "Freie Universität"
Gjermania është ndër vendet më joshëse për studentët e huaj. Nga vendet joanglofone zë vendin e parë.
Në vijim lista e dhjetë universiteteve më të preferuara në Gjermani.
Universiteti i Këlnit renditet në vendin e 10-të.
Universiteti i qytetit, në të cilin çdo vit me festën e karnavaleve organizohet një nga eventet më të mëdha në Gjermani, renditet i dhjeti. Banorët që karakterizohen prej çiltërsisë si dhe afërsia me disa qytete të tjera të mëdha evropiane, Amsterdami, Brukseli, Parisi, e bëjnë Këlnin tërheqës për shumë studentë nga mbarë bota.
Universiteti Goethe i Frankfurtit mbi Main renditet i 9-ti.
Universiteti i Frankfurtit mbi Main mban emrin e poetit të madh Johann Wolfgang von Goethe. Frankfurti, i cili për shkak të gradaçelave dhe shumë godinave të larta shpesh quhet edhe “Manhattan”, është një qytet kozmopolit. Në të e kanë selinë shumë institucione financiare, ndër to edhe disa banka të mëdha.
Universiteti Duisburg-Essen renditet i 8-ti.
Me rreth 37.000 studentë, Universiteti Duisburg-Essen është një ndër shkollat e larta më të mëdha në Gjermani. Ky universitet në vitin 2003 u krijua nga bashkimi i universiteteve të veçanta të qyteteve Duisburg dhe Essen. Kush studion këtu, banon në një nga rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë në Gjermani: rajoni i Ruhr-it.
Universiteti i Heidelbergut zë vendin e 7-të.
I themeluar në vitin 1364 Universiteti i Heidelbergut është më i vjetri në Gjermani. Vetëm ky titull e bën atë ndër shkollat e larta më tërheqëse për studentët e huaj.
Universiteti Humboldt në Berlin zë vendin e 6-të.
Edhe ky universitet është ndër më të vjetrit e Gjermanisë. Në të kanë kryer studimet personalitete si: Otto von Bismarck, Heinrich Heine, Robert Koch dhe humanisti nga SHBA-ja W.E.B. Dubois.
Universiteti Teknik i Berlinit renditet i 5-ti.
Edhe një herë Berlini: Kryeqyteti i Gjermanisë është një magnet për turistët. Edhe studentët e preferojnë atë. Jo vetëm sepse Universiteti Teknik ofron një kualifikim mjaft të vlerësuar për inxhinierët, por edhe sepse kostot e jetesës në Berlin janë më të ulëta se në metropolet e tjera perëndimore.
Universiteti Teknik në Aachen, RWTH, renditet i 4-i.
Aachen ndodhet në kufi me Belgjikën dhe Holandën. Si Universiteti Teknik më i madh në Gjermani RWTH Aachen ka moton: “Të mendosh të ardhmen”. E ky universitet vërtet e mishëron imazhin e mendimit për të ardhmen.
Universiteti Teknik i Munihut zë vendin e 3-të.
Kryeqyteti i Bavarisë ka dy universitete të nivelit të ekselencës: Njëri prej tyre është Universiteti Teknik i Mynihut. Sipas të dhënave të këtij institucioni, thuajse një në pesë studentë vjen nga jashtë Gjermanisë.
Universiteti Ludwig-Maximilian i Munihut në vendin e 2-të.
Universiteti i dytë i ekselencës në Munih është ai Ludwig-Maximilian. Ky është një ndër universitet më të vjetra dhe më të njohura gjermane – prej tij kanë dalë 34 nobelistë. Në vitin 2013 Munihu u vlerësua nga revista “Lifestyle Monocle” si qyteti më cilësor në botë për të jetuar.
Universiteti i Lirë i Berlinit, “Freie Universität”, në vendin e parë.
Freie Universität në Berlin (FU Berlin) u themelua në vitin 1948. Me seli në Berlinin perëndimor, FU gjatë konfliktit Lindje-Perëndim – ndryshe nga Universiteti Humboldt, që ndodhej në zonën sovjetike – e konsideronte veten si pjesë e “botës së lirë”, ndaj dhe mban këtë emër. FU Berlin është një ndër njëmbëdhjetë universitetet e ekselencës që ka gjithsej në Gjermani.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












