Bota
Policia përleshet me protestuesit në Zimbabve
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 5 milionë banorë të Zimbabvesë kanë nevojë për ndihma ushqimore
Grupi kryesor opozitar në Zimbabve ka anuluar një protestë kundër qeverisë në kryeqytetin Harare në minutën e fundit, pasi ka dështuar që të përmbysë një ndalim policor.
Megjithatë, protestuesit që veçse ishin mbledhur në qytet, janë përleshur me policinë, duke rezultuar me disa persona të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Opozita në këtë shtet ka thënë se ndalimi tregon ngjyrat e vërteta të qeverisë “fashiste”.
Marshi ishte thirrur në shenjë proteste ndaj drejtimit të qeverisë në fushën e ekonomisë, mirëpo policia ka thënë të ketë pasur të dhëna se ky organizim mund të jetë i dhunshëm.
Në qendër të qytetit janë parë forca të shtuara të policisë dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur.
Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5 milionë banorë të Zimbabvesë kanë nevojë për ndihma ushqimore.
Ky shtet është goditur nga problemet e vazhdueshme me energji elektrike dhe rritja e inflacionit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












