Jeta në Zvicër
Sondazh: Bankat zvicerane, me reputacion të lartë
Qendra financiare e Zvicrës ka një reputacion pozitiv jashtë vendit, pavarësisht nga një sërë skandalesh në vitin 2018, sipas një studimi, të kryer nga Presence Suisse, përcjell albinfo.ch
Reputacioni dhe cilësia e bankave zvicerane u vlerësua si “e mirë” ndaj “shumë e mirë” nga shumica e të anketuarve në sondazhin ndërkombëtar me 12,767 njerëz. Etika dhe përgjegjësia e sektorit bankar zviceran gjithashtu vlerësohen mirë.
“Përkundër asaj që nganjëherë kemi frikë në Zvicër, qendra jonë financiare gëzon një reputacion shumë të mirë jashtë vendit”, tha ambasadori Nicolas Bideau, kreu i Prezencës Zvicerane, krahu promovues i Ministrisë së Jashtme.
Në krahasim me Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë dhe Britaninë, Zvicra ka rezultatet më të mira të përgjithshme, zbuloi sondazhi. Madje, vlerësohet shumë më pozitivisht sesa qendrat financiare gjermane, britanike dhe amerikane, përcjell albinfo.ch.
“Kjo tregon se Zvicra perceptohet si një qendër financiare e fortë dhe me cilësi të lartë që zbaton rregullore ndërkombëtare”. tha Bideau.
Studimi gjithashtu ekzaminoi perceptimin e Zvicrës në fushat e kulturës, popullsisë, sportit dhe rolin e saj në Evropë.
Sondazhet u kryen nga Empiricon SA midis 13 shtatorit dhe 7 nëntorit 2018, përcjell albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht














