Autotech
Samsung krijon kamerë 108 megapiksel
Mekanizmi Smart-ISO i Samsung do të zgjedhë një ISO të vogël në dritë të madhe dhe ISO të madhe në dritë të vogël. Shpresojmë që Xiaomi t’u japë përdoruesve kontroll mbi këto konfigurime.
Ndërsa lufta e megapikselëve të kamerave duket se ka rifilluar, Samsung është ndër të parët që i ka hyrë një ofensive.
Kompania prezantoi sensorin 108-megapiksel për smartfonët, një sensor i cili me shumë gjasa do të shfaqet tek telefoni i ardhshëm Redmi i Xiaomi.
Quhet ISOCELL Bright HMX dhe është zhvilluar nga Samsung në bashkëpunim me Xiaomi. Është një prej sensorëve të kamerave më të mëdhenj prodhuar ndonjëherë me madhësi prej 1/1.33-inç.
Edhe në këtë madhësi, sensor 108-megapiksel do të ketë pikselë shumë të vegjël. Teknologjia tetracell do të grumbullojë dritë nga katër pikselë dhe sensori 108-megapiksel do të prodhojë foto 27-megapiksel.
Por nëse dëshironi ende mund të prodhoni foto 108-megapiksel por do të duhet një ambient me dritë të mjaftueshme.
Mekanizmi Smart-ISO i Samsung do të zgjedhë një ISO të vogël në dritë të madhe dhe ISO të madhe në dritë të vogël. Shpresojmë që Xiaomi tu japë përdoruesve kontroll mbi këto konfigurime.
Së bashku me fotot e rezolucionit të lartë dhe fotot e pastra në dritë të paktë, sensori do të mundësojë regjistrimin e videove në 6K me 30fps.
Kamerat e fundit të Samsung janë kritikuar për performancën e dobët në dritë të pakët sidomos kur krahasoheshin me kamerat si ajo e P30 Pro që përdorin çipet e Sony. Duke rritur madhësinë e çipit të kamerës, Samsung mund të adresojë përfundimisht këtë problem.
Në të njëjtën kohë sa më e madhe kamera e një smartfoni, aq më të pakta arsyet për konsumatorët për të blerë kamera të dedikuar dhe kompakte.
Prodhimi i çipit të ri fillon në fund të këtij muaji, tha Samsung.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














