Tematike
Azilkërkuesit në bujqësi, në vend të sezonierëve të BE-së
Kjo ide vjen si rezultat i kufizimit që i bëhet ekonomisë zvicerane për të rekrutuar fuqi punëtore nga vendet e BE-së, pas votimit të iniciativës kundër migracionit masiv
Azilkërkuesit në të ardhmen mund të angazhohen në punët bujqësore, të cilat zakonisht i kryejnë punëtorë sezonalë nga vendet e BE-së si Polonia, Portugalia etj. Një ide e tillë është duke u përpunuar në Zyrën Federale për Migracion (BFM) me mundësi të mira që një pilot projekt në këtë fushë të startojë në vitin e ardhshëm.
Ideja e një punësimi të azilkërkuesve në bujqësi vjen si rezultat i kufizimit që i bëhet ekonomisë zvicerane për të rekrutuar fuqi punëtore nga vendet e BE-së, pas votimit të iniciativës kundër migracionit masiv.
Të mërkurën e javës që vjen do të zhvillohet një takim në mes të BFM-së dhe përfaqësuesve të bujqve për të zhvilluar bisedimet e para. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Federatës Zviceran të Bujqve, deputeti nacional i FDP-së nga Friburgu, Jacques Bourgeois.
Në rast se bisedimet rrjedhin pozitivisht, duhet gjetur një pronë bujqësore ku do të zhvillohet pilot projekti. Potenciali për këtë qëllim është i mirë. Në konceptin e zbatimit të një ideje të tillë thuhet se në Zvicër janë rreth 14.000 azilkërkues të aftë për punë dhe që nuk punojnë. Ata do ta plotësonin në një masë të madhe mungesën që do të shkaktohet pas masave restriktive kundër migracionit masiv.
Qeveria Federale do t`i publikojë nga fundi i vitit masat për jetësimin e inicativës kundër migracionit masiv kështu që BFM ende nuk dëshiron të flasë për idenë e projektit të përmendur.
Në ndërtimtari, gastronomi dhe në degë tjera tashmë ka projekte dhe masa për të shfrytëzuar potencialin vendor të fuqisë punëtore, thuhet në një komunikatë të BFM-së. Synimi është punësimi i grave të papuna dhe i personave të moshuar. Po ashtu potencial ka edhe te të huajt që tashmë jetojnë në Zvicër dhe që nuk punojnë.
Ideja e punësimit të azilkërkuesve në bujqësi pos pajtimit ka ngjallur edhe kundërshtime. Kryetari i SBV (organizatës së bujqve) Markus Ritter nga CVP/PDC thotë se SBV ka qenë kundër “Iniciativës…” sepse ajo kërcënonte me mungesë të fuqisë punëtore. Por ai tregohet i hapur për shfrytëzimin e azilkërkuesve si kompensim. Megjithatë Ritter tërheq vërejtjen se duhet pasu parasysh që ata që punësohen në bujqësi duhet të jenë të aftë dhe të kenë vullnet pe¨r këtë punë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente








