Tematike
Politikani i SVP-së e jep lokalin vetëm për të huajt, përjashton zviceranët
Për këtë lokal mund të konkurrojnë vetëm të huajt! “Zviceranët ose qytetarët me pasaportë zvicerane nuk do të merren parasysh”, thuhet në shpalljen e tij
Publiku është mësuar të lexojë për rastet kur punëdhënës ose qiradhënës zviceranë pranojnë vetëm zviceranë në firmat ose në banesat që lëshojnë me qira. Por, ja që ndodh edhe ndryshe: me shpallje publike kërkohen të huajt për t`ua lëshuar lokalin me qira dhe përjashtohen zviceranët! Një shpallje të tillë e ka publikuar një ish gjyqtar nga partia SVP, shkruan albinfo.ch. Diçka aspak tipike. Nga politikanët e kësaj partie jemi mësuar të dëgjojmë lajme që shkojnë në drejtimin e kundërt…
Siqodoftë, Max Hirzel, ish gjyqtar nga SVP-ja e ka shpallur të lirë një lokal imbisi (kiosk për shërbim të ushqimit të shpejtë) në Dietikon të Cyrihut. Dhe teksti i shpalljes është befasues. Për këtë lokal mund të konkurrojnë vetëm të huajt! “Zviceranët ose qytetarët me pasaportë zvicerane nuk do të merren parasysh”, thuhet në shpalljen e tij. Deri tash i kanë ardhur 40 kërkesa, thotë ai për Tages Anzeiger.
“Shumë të huaj që vijnë nga kushte varfërie, kanë vullnetin për ngritje në shoqëri dhe janë të gatshëm që për një qëllim të tillë të punojnë fort”, thotë Hirzel më tutje. “Ata e shohin biznesin privat si shans dhe duan ta shfrytëzojnë atë patjetër”. Te zviceranët e moshës së njëjtë nuk ndodh gjithmonë kështu, përcjell albinfo.ch. “Edhe në mesin e tyre ka të tillë që tregohen të gatshëm për angazhim. Por një pjesë relativisht e madhe zgjedh më me dëshirë rrugën më komode. Ata nuk zgjedin arsuimimin që u përshtatet atyre më së miri por atë që u siguron pagë më të mirë. Më vonë pastaj ata punojnë me orar të pjesshëm”.
Kjo është një pasojë e mirëqenies, thotë Hirzel.
Edhe shifrat nga Zyra Federale për Statistikë tregoijnë se zviceranët punojnë gjithnjë më pak. Vitin e kaluar zviceranët e punësuar kanë punuar mesatarisht nga 1409 orë në vit. Kjo shifër tregon se gjatë pesë viteve të fundit, vëllimi i punës së tyre është zvogëluar për 38 orë. Në të njëjtën kohë, të huajt e punësuar, para pesë vitesh kanë punuar 153 orë më shumë se zviceranë ndërsa vitin e kaluar, 163 orë më shumë se ata.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












