Tematike
A ka paguar Zvicra Al-Kaida-n për lirimin e shtetasve të saj?
Sipas "NYT" Zvicra i ka paguar në vitin 2009 12.4 milionë dollarë Al-Kaida-s në për lirimin e dy pengjeve zvicerane dhe njërit gjerman në Mali
Qeveritë gjithmonë gjenden para dilemave: të paguajnë shumat e kërkuara nga pengmarrësit kur ata e kushtëzojnë jetën e pengjeve me shuma parash apo të mbrojnë parimet? Shumica e shteteve perëndimore në situata të tilla kanë paguar. Vetëm Zvicra llogaritet t`i ketë paguar 12.4 milionë dollarë Al-Kaida-s për lirimin e shtetasve të saj të marrë peng.
Por, Berna zyrtare nuk e pranon ekzistimin e një praktike të tillë.
Sipas hetimeve të bëra nga “New York Times” del se shumë shtete evropiane kanë financuar organizatën terroriste Al Kaida , duke paguar shuma parash për lirimin e shtetasve të tyre nga terroristët. Gazeta pohon se vetëm Zvicra në vitin 2009 ka paguar 12.4 miliardë dollarë për këtë qëllim. Ndërsa nga shtete te ndryshme të Evropës, Al Kaida “me këtë destinim” i ka marrë gjithsej 125 milionë dollarë.
Reporteri nga zonat e krizës, Kurt Pelda e pohon se pengmarrjet po bëhen një burim biznesi mjaft fitimprurës. Ai, si reporter lufte udhëton vazhdimisht në venet si Libia dhe Siria ku janë të shpërndare terroristët si ata të IS-it etj.
Përfundimi që nxjerr gazeta e përmendur, pasi ka pyetur diplomatë dhe punonjës sigurimesh të shtetit është se shumica e vendeve evropiane kanë paguar për lirimin e shtetasve të tyre. Më se shumti del të ketë paguar Franca, rreth 58 milionë dollarë nëe vitin 2008. Pas tyre vijnë dy vende joevropiane, gjegjësisht Katari dhe Omani me nga 20 milionë.
Ndërsa Zvicra 12.4 milionë dollarët i ka paguar në vitin 2009 Al-Kaida-s në në Magreb për lirimin e dy pengjeve zvicerane dhe njërit gjerman që ishin kapur në Mali. Pas kthimit në vend, çifti zviceran qe pritur zyrtarisht nga ministrja e jashtme, Micheline Calmy-Rey.
Ndërkaq, Berna zyrtare mohon ekzistimin e kësaj praktike. Ministria e Jashtme nuk ka dashur të jepte shpjegim para kamerës për emisionin “10vor10” lidhur me këtë çështje. Ajo është mjaftuar me sqarimin me shkrim: “Zvicra nuk paguan para për lirim të pengjeve dhe kërkon nga të gjitha shtetet që ta ndjekin shembullin e saj”.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












