Bota
Shumë kërcënime me bombë ndaj xhamive në Gjermani
Njё seri kёrcёnimesh me bomba kundёr xhamive i ka bёrё tё pasigurtё myslimanёt nё Gjermani. Pёrfaqёsuesit e shoqatave islame u janё drejtuar tani autoriteteve. Ata thonё, se nuk ndihen tё mbrojtur sa duhet nga shteti
Nurhat Soykan mendon, se tani ka ardhur koha qё shteti tё reagojё. Pasi vetёm nё korrik ka pasur kёrcёnime me bombё kundёr xhamive nё Iserlohn, Villingen-Shvenningen dhe nё Mynih, si dhe nё Këln kundёr xhamisё qendrore tё shoqatёs sё myslimanёve nё Gjermani, DITIB, kompleksi mё i madh i njё xhamie nё mbarё Gjermaninё, gjatё ditёve tё fundit janё kёrcёnuar xhamitё edhe nё Duisburg, Mannheim dhe Mainc, transmeton DW.
Juristja 49 vjeҁare Nurhat Soykanё, ёshtё zёdhёnёse e kёshillit koordinues tё myslimanёve (KRM) nё Gjermani. KRM, e themeluar mё 2007, ёshtё njё platformё pune pёr katёr organizata e mёdha islame nё Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Soykan kёrcёnimet e pёrsёritura i konsideron arsye tё mjaftueshme pёr njё apel urgjent ndaj autoriteteve gjermane: “Myslimanёt janё thellёsisht tё pasigurtё. Shteti ka detyrim tё marrё masa pёr forcimin e besimit”, deklaroi ajo nё Kёln. Republika Federale ka pёrgjegjёsi, që tё gjithё njerёzit tё jetojnё tё lirё dhe tё ushtrojnё besimin e tyre pa paasur frikё prej dhunёs: “Bashkёjetesa jonё ёshtё e rrezikuar, e nё kёtё mёnyrё edhe demokracia jonё. Kjo ёshtё e papranueshme.”
Shumё myslimanё ndihen tё kёrcёnuar nё Gjermani. Nё vitin 2016 shumё protestonin kundёr racizmit. Se sa tё pёrhapura janё paragjykimet nё shoqёri kundrejt myslimanёve e tregon edhe studimi i Fondacionit Friedrich Ebert (FES). Nё njё seri studimesh reprezntative qё nga viti 2006, FES njё herё nё dy vjet hulumton pozicionimet ekstremiste tё djathta nё Gjermani. Studiuesit krahasojnё edhe paragjykimet kundrejt grupeve tё ndryshme tё popullsisё. Rezultati ёshtё, se njё nё pesё vetё tё pyetur ёshtё shprehur me nёnvleftёsim ndaj mylsimanёve.
Nё sfondin e pasigursё sё krijuar, disa komunitete pej vitesh filluan tё organizojnё seminare pёr vetёmbrojtjen.
Njё gjё ёshtё e qartё: pёr xhamitё nuk ka aktualisht mbrojtje tё vazhdueshme nga policia. Ministri i Brendshёm Horst Seehofer, ёshtё shprehur nё mёnyrё lapidare, se “edhe institucionet fetare mund tё jenё nё shёnjestёr tё sulmeve terroriste. Nёse ka indikacione pёr rrezikimin e tyre masat e mbrojtjes do tё pёrforcohen.”
Nurhan Soykut nga KRM ёshtё e mendimit, se “kёrcёnimet aktuale po minimizohen. Thirrjet tona pёr mё shumё mbrojtje pёr xhamitё nuk kanё pasur efekt.” Ndonёse kёrcёnimet me bombё nuk fatmirёsisht nuk janё vёnё nё veprim, myslimanёt nё rrethanat aktuale nuk ndihen tё sigurtё kur shkojnё nё xhami.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











